Prej 3 javësh banorët e këtij pallati 8-katësh në zonën e Yzberishtit në kryeqytet po bashkëjetojnë me ujërat e zeza të cilat kanë pushtuar bodrumin.
Në këtë pallat jetojnë 37 familje. Problemin e tyre e kanë çuar në bashki, por ende nuk kanë marrë zgjidhje.
“Edhe garazhi që është këtu, tre herë është pastruar. I them administratorit çfarë do bëhet se këtu bie erë. Gjendja është alarmante. Ka tre javë që unë çdo ditë bëj dezinfektim,” shprehet Spiro, banor i pallatit.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve u ka premtuar se brenda kësaj jave do të nis pastrimi i ujerave të zeza. Por kjo nuk është zgjidhja përfundimtare.
Banorët thonë se rrjeti I ujërave të zeza është dëmtuar.
ABC News kontaktoi me përfaqësues të UKT-së u shprehen se nuk është nën përgjegjësinë e tyre zgjidhja e këtij problemi pasi është pronë private. /abcnews.al/