Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një makinë që po ndiqej nga patrulla e policisë dhe nuk pranoi të ndalonte për kontroll, përplasi një automjet tjetër duke lënë të vdekur një 32-vjeçare e cila udhëtonte me motrën dhe një shoqe.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Montelabbatese, pak kilometra nga qendra e Pesaros.
Ndër të tjera në media shkruhet se një makinë tip BMË e cila u arratis, është përplasur me makinën e 32 vjeçares, në makinë ndodhej një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident dhe një 27-vjeçar shqiptar, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Makina me të cilën udhëtonin dy 27-vjeçarët dhe një person tjetër, u konsiderua e dyshimtë nga policia, e cila i kishte bërë thirrje të ndalonte. Më pas nisi një ndjekje për 2-3 kilometra dhe BMË vazhdoi të ecte me shpejtësi shumë të madhe.
Gjithashtu nga aksidenti ka ngelur e plagosur motra e 32 vjeçares dhe një shoqe që ndodhen me to në makinë.
Ndërkaq 27-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur do të merret në pyetje nga hetuesit për të zbuluar shkaqet e arratisjes.
Autoritetet italiane që ndodhen në vendin e ngjarjes po hetojnë në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al


