Chiara Ferragni ka tejkaluar çdo pritshmëri. Blogerja e njohur “ndezi” rrjetet sociale gjatë qëndrimit të saj në Paris për të ndjekur shfaqjen e modës Schiaparelli. Në Instagram, Ferragni u shfaq me një look total të “firmosur” nga Schiaparelli.
Ajo kishte veshur një pallto të bardhë të gjerë dhe për ta bërë atë edhe më intriguese, preferoi të nxjerr në pah getat rrjetë pa të brendshme. Me kalimin e kohës, nëna e dy fëmijëve ka treguar se gjithmonë i pëlqen që të provokojë.
Veshja me pallton e hapur nuk është e vetmja paraqitje e guximshme. Për natën e parë në Paris, blogerja zgjodhi një palë pantallona të zeza dhe një “varëse-kanatjere”. Në fakt, është një nyje gjigande ngjyrë floriri e mbuluar me gurë të mëdhenj që duket si një bluze.
View this post on Instagram
/abcnews.al