Bllokuan trafikun në autostradë, policia vret qentë

schedule12:20 - 1 Qershor, 2023

schedule 12:20 - 1 Qershor, 2023

Pamjet ku policia qëllon për vdekje dy qen në një autostrade në Idaho, pasi ishin arratisur nga oborri i shtëpisë janë bërë virale kudo. Videoja është publikuar nga Stephanie Carsner në Facebook, dhe tregon ngjarjen që ndodhi në autostradën 84 në Heyburn.

Në video shihet njëri nga dy qentë duke qëndruar i shtrirë në asfalt, pasi ishte qëlluar me armë nga një polic. Qentë Luna dhe Boomer kishin bllokuar trafikun në atë zonë, ku shoferët lëvizin me shpejtësi prej mbi 120 kilometra në orë.

Policët kishin tentuar të trembin qentë duke ju fishkëlluar dhe bërtitur, por pa sukses.  I zoti kishte falënderuar kalimtarët e rastit që kishin tentuar t’i shpëtojnë ata, para se të qëlloheshin për vdekje.

Sipas policisë, qentë po krijonin situatë të rrezikshme për shoferët, sa në një moment u bllokua plotësisht trafiku. Policët fillimisht ishin telefonuar për bllokim trafiku dhe sapo mbërritën në vendin e ngjarjes, panë dy qen që kishin humbur.

Tentimet e policisë për t’i larguar nga rruga rezultuan të pasuksesshme dhe në fund u qëlluan për vdekje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!