Bllokuan rrugën që lidh Bularatin me Gjirokastër- Kakavijë, shoqërohen dy grekë

schedule19:01 - 8 Nëntor, 2018

schedule 19:01 - 8 Nëntor, 2018

Pas përfundimit të ceremonisë mortore të 35 vjeçarit Kostandinos Kacifas disa prej pjesëmarrësve në kortezh kanë bllokuar rrugën që lidh fshatin Bularat me aksin Gjirokastër –Kakavijë.

Kjo krijoi probleme edhe në lëvizjen e mjeteve që qarkullonin në këtë aks të rëndesishëm rrugor.  Me ndërhyrjen e policisë personat me shtetësi greke hapën rrugën dhe lëvizja vijoi normalisht.

Nga burime të pakonfirmuara mësohet se policia e Gjirokastrës ka identifikuar organizatorët grekë të cilët bllokuan rrugën.

Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat  Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. /abcnews.al