Partia Demokratike ka thirrur këtë të hënë në protestë mbështetësit e saj. ABC News sjell pjesëmarrjen e protestuesve me pamjet me dron, të cilët kanë bllokuar tashmë aksin rrugor te Bashkia e Tiranës.
Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se bllokimi ka shkaktuar zemëratë te qytetarët e bllokuar në trafik si pasojë e bllokimit të rrugës.
Policia e Shtetit tha sot se do të garantojë të drejtën e qytetarëve për tubim, por nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve nga protestuesit. Në përgjigjen e kthyer PD që kerkoi leje për protestën dhe bllokim rrugësh sot pasdite, policia thekson se Bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe u kujton organizatorëve të protestës se do të mbajnë pergjegjësi.