Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohen shqiptarët, BE i hap kufijtë Ruandës, Marokut dhe Tunizisë

schedule11:35 - 17 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 17 Korrik, 2020

Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit.

Ashtu siç kishte rapotuar abcneës.al pak ditë më parë, kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin.

Lexo edhe: Koronavirusi, BE i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut

Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë:

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Korea e jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguaji

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.

Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!