Bllokohen në Morinë mjetet e tranportit të linjave Bajram Curri – Tiranë

schedule12:10 - 15 Qershor, 2019

schedule 12:10 - 15 Qershor, 2019

Pas një urdhri të ri nga Ministria e Transportit të Kosovës në pikën kufitare të Morinës nuk janë lejuar të kalojnë mjetet që bëjnë linjën Bajram Curri-Tiranë. Autobusët dhe furgonët që transportojnë udhëtarë në territorin e Kosovës e përdorin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Ata thonë se e njëjta licensë u është njohur vitet e kaluara.

Mjetet e transportit të udhëtarëve të linjës Tropojë – Tiranë, bashkë me udhëtarët kanë qëndruar për orë të tëra në pikat kufitare Vermicë e Qafë Morinë, që lidhin Shqipërinë me Kosovën.

Policia kufitare e Kosovës në mënyrë të papritur përmes një shkrese të Ministrisë së Transporteve të Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në territorin e Kosovës, të cilin e përdornin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Pronarët e këtyre linjave kanë në dorë urdhrin e sipas tyre ky akt është  i paprecedentë dhe në kundërshtim me marrëveshjet dy palëshe.

Megjithë vënien në lëvizje dhe njoftimit të autoriteteve problemi nuk mori zgjidhje, përkundrazi, në pikat kufitare numri i mjeteve dhe udhëtarëve u rrit për shkak edhe të mjeteve që nisen çdo dy orë në këto linja transporti. Marrëveshja mes qeverive dhe ministrive të transporteve Shqipëri- Kosovë për të lejuar kalimin tranzit të mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh u vu në zbatim në vitin 2010, e më pas u rinovua në 2013.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!