“Bllokohen mbi 200 milionë euro projekte”, pas refuzimit të heqjes së taksës vjen goditja e papritur nga SHBA

schedule19:10 - 9 Mars, 2020

schedule 19:10 - 9 Mars, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera.

Goditja amerikane erdhi pasi që Qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe.

Kjo është goditja më e rëndë që vjen nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën pas këmbëngulësisë së kryeministrit Albin Kurtit për të mos e hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Gjithashtu bëhet me dije se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin Kurti dhe ia ka shpalosur vendimin e marrë nga amerikanët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!