Tetë ton verë u bllokuan në portin e Durrësit. Kjo sasi u tentua të futej në Shqipëri pa paguar doganën. Vera vinte nga Italia, ndërsa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat për festat e fundvitit. Vera ishte fshehur në kamion dhe u sekuestrua mbrëmjen e së mërkurës. Policia ka arrestuar dy personat që tentuan të fusnin mallin Shqipëri. Sipas policisë vera do të tregtohej në bare dhe restorante në Tiranë. /abcnews.al
Bllokohen 8 ton verë kontrabandë në Port, dy të arrestuar
schedule10:13 - 27 Dhjetor, 2018
schedule 10:13 - 27 Dhjetor, 2018