Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohen 3 persona në fshatin Shmil, shkak dëbora/ Elbasan, bllokohen mjetet në Gjinar, nuk përdorën zinxhirë

schedule17:48 - 8 Janar, 2026

schedule 17:48 - 8 Janar, 2026

Një automjet me tre persona ka mbetur i bllokuar si pasojë e reshjeve të borës në fshatin Shmil të Elbasanit. Sipas informacioneve, personat e bllokuar kanë kërkuar ndihmë, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ndërkohë në Gjinar automjetet janë bllokuar dhe ARRSH po ndërhyn duke ndihmuar në qarkullimin e tyre. Sakaq, raportohet se pjesa më e madhe e qytetarëve janë nga Elbasani dhe kanë shkuar në këtë zonë për turizëm, duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve për përdorimin e zinxhirëve.   / abcnews.al/ 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!