Bllokimi në aeroport, NATO ultimatum talebanëve: Lejoni afganët të largohen nga vendi

schedule16:51 - 20 Gusht, 2021

schedule 16:51 - 20 Gusht, 2021

NATO u ka vendosur ultimatumin talebanëve në Kabul që të lejojnë afganët që të largohen nga vendi, ashtu siç kanë premtuar. Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg u bëri thirrje luftëtarëve që të lejohen të kalojnë personat që dëshirojnë të largohen.

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë terrorist të na kërcënojë. Ne mbetemi të përkushtuar për të luftuar terrorizmin me vendosmëri…Prioriteti kryesor i aleancës është të nxjerrë njerëzit jashtë aeroportit.”

I pyetur rreth fatit të grave aktiviste në Afganistan, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po bëjnë ç’të mundin që të nxjerrin që aty sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ai tha se gjatë mbledhjes që pati më herët gjatë ditës me aleatët, ngriti shqetësimin për të ndihmuar afganët në rrezik.

Megjithatë, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike tha se sfida kryesore dhe më emergjente mbetet futja e njerëzve në aeroportin e Kabulit.

“Sfida është që t’i çojmë në aeroport, ka vende që janë gati t’i presin. Kjo ishte sfida më e madhe që u diskutua sot. Kjo është nevojë urgjente…Janë 800 kontraktore, që kanë punuar për NATO-n, 500 në aeroport, 200 janë afganë që kanë punuar për agjencitë e NATO….Ka aleatë që kanë punuar për vende të tjera të NATO-s.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!