Bllokimi i velierës në Vlorë, flet rusi: U detyruam të ndalojmë prej motit të keq

schedule12:40 - 30 Tetor, 2020

schedule 12:40 - 30 Tetor, 2020

Veliera që u kostua ditën e djeshme në Vlorë është sekuestruar nga Policia Kufitare. Siç raporton gazetari Elton Nika për abcneës.al veleiar në fjalë po dërgohet në piken e bllokimiz në triport.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se shtetasit rus dhe ukrainas që ndodheshin në të janë ndaluar nga policia e Vlorës.

Të njëjtat burime sqarojnë se është kërkuar informacion nga Interpoli për të verifikuar identitet e 4 shtetasve.

Veliera u bllokua ditën e djeshme, ndërsa në bord ishin të pranishëm 4 shtetas rus dhe ukrainas, të nisur nga Turqia për në Mal të Zi.

Dmitriy Nikulin një prej rusëve  në bordin e velierës ka thënë se ndalimi tyre ishte absurd.  Sipas tij, moti i keq i kishte detyruar të ndalonin në ujërat territoriale gjatë natës. Por radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arriti të kontaktonte me oficerin e Policisë Kufitare për të bërë procedurën.

“Por, ata na ndaluan menjëherë”, thotë ai. Sipas tij, në ligjin detar nëse ka mot të keq mund të ndalosh në cilindo shtet, përveçse në Shqipëri jo.

I pyetur për destinacionin  e tyre përfundimtar, ai tha se ishte Mali i Zi dhe se veliera përdorej prej tij për itinerarin nga Mali i Zi në Turqi , edhe për të instruktuar të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë të drejtojnë një velierë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!