Bllokimi gjatë dimrit, ARRSH: Disa akse janë më problematike si rezultat i përkeqësimit të motit

schedule15:52 - 30 Nëntor, 2021

schedule 15:52 - 30 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Reshjet e para të borës  dhe reshjet intensive të shiut kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve  në vend. Menaxheri i Projektit të Mirëmbajtjes me Bankën Botërore  në Autoritetin Rrugor thekson se  bllokimi në disa segmente është i përvitshëm.

Sipas Klodian Savës  në këtë gjendje ndikon  edhe mungesa e ndërhyrjeve të thella rehabilituese  në rrugë.

Por cilat janë akset më problematike gjatë dimrit. Sava thekson se Kukësi ka një sërë aksesh  e po ashtu edhe Korça .

Bllokimi e krijuar në rrugën e Arbrit vetëm disa orë pas hapjes për qarkullim e sqaron me faktin e mungesës së ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve që nuk pajisen me goma dimërore apo zinxhirë.

Përmirësimi i motit ka bërë që qarkullimi i automjeteve në akset kombëtare të mos paraqesë asnjë problem që prej orëve të para të mëngjesit të së martës./abcnews.al