Nga Erblina Mile
Reshjet e para të borës dhe reshjet intensive të shiut kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në vend. Menaxheri i Projektit të Mirëmbajtjes me Bankën Botërore në Autoritetin Rrugor thekson se bllokimi në disa segmente është i përvitshëm.
Sipas Klodian Savës në këtë gjendje ndikon edhe mungesa e ndërhyrjeve të thella rehabilituese në rrugë.
Por cilat janë akset më problematike gjatë dimrit. Sava thekson se Kukësi ka një sërë aksesh e po ashtu edhe Korça .
Bllokimi e krijuar në rrugën e Arbrit vetëm disa orë pas hapjes për qarkullim e sqaron me faktin e mungesës së ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve që nuk pajisen me goma dimërore apo zinxhirë.
Përmirësimi i motit ka bërë që qarkullimi i automjeteve në akset kombëtare të mos paraqesë asnjë problem që prej orëve të para të mëngjesit të së martës./abcnews.al