Bllokimet në ashensor, gjatë 2018 u raportuan 1100 raste në Tiranë

schedule17:41 - 2 Mars, 2019

schedule 17:41 - 2 Mars, 2019

Zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë në të paktën 3 raste në ditë të bllokimit të personave në ashensorë në qytetin e Tiranës. Gjatë vitit 2018 u shënuan 1100 raste të bllokimi në ashensor, duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët.  

Efektivët e forcave zjarrfikëse, janë ndër të parët që ofrojën ndihmën e tyre personave të bllokur brenda në ashensor. Rastet janë nga më të ndryshmet dhe kohët e fundit janë shtuar, theksoi përgjegjësi i repartit zjarrfikës në Tiranë, ndërsa kontrolli i ashensorëve, duhet të bëhet të paktën një herë në muaj.

Përgjegjës i Repartit Zjarrfikës, Arif Kullolli: “Luhataja  eenergjisë elektrike, mingarkesa. Te pazari i ri para 6 muajsh kishin hipur 5- veta me çanta në duar”.

Mesatarisht 3 deri në 4 raste në ditë zjarrfikësit marrin telefonata dhe asistojnë në bllokimin ashensorëve në zona të ndryshme të Tiranës.

Përgjegjës i Repartit Zjarrfikës, Arif Kullolli: ““Këto janë çelësat dhe nëse ashensori është i bllokuar më këto veprojmë ne”.

Por ka edhe raste kur sitata është emrgjente dhe veprohet me forcë.

Përgjegjës i Repartit Zjarrfikës, Arif Kullolli: ““Kjo është pajisja që përdoret për hapjen e ashensorit, nëse çelësat nuk punojnë, ka dëme materiale por kryesorja është të shëptohen njerëzit”.

Personat që janë lënduar apo kanë mbetur të bllokuar brenda ashensorit janë të shumtë në kryeqytet. E tillë është edhe historia e Vjen Malos, i cili tregon tmerrin e përjetuar në ashensor disa muaj më parë.

Vjen Malo: “Kisha frikë se mund të përplasej ashensori, mund të binte. Fatmirësisht shpëtova”.

Siguria e ashensorëve të pallateve në kryeqytet u vu sërish në pikëpyetje pak ditë më parë kur një ashensor në zonën e “Don Boskos” u shkëput duke rënë në bodrum e si pasojë mbeti e plagosur një vajzë 24- vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!