Lojtarë të ndryshëm do të ndryshojnë skuadër në merkaton e janarit dhe njëri prej tyre është Ivan Rakitic. Kroati nuk është zgjedhje e parë e Barcelonës dhe mungesa e hapësirave po e detyron të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.
Atletico Madrid është ndër klubet më të interesuara për mesfushorin, por ka një problem. El Mundo Deportivo raporton se një transferim i tillë nuk do të kryhet. Barcelona refuzon në mënyrë kategorike të shesë Rakitic te një ndër rivalët kryesorë në kampionat dhe Champions League.
Sipas klubit katalanas, asnjë ofertë nuk ka ardhur nga “Colchoneros”, teksa 31-vjeçarit i duhet të shohë për një alternativë tjetër. E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, aty ku pëlqehet nga shumë ekipe, por nuk përjashtohet as kalimi në Premier League. /abcnews.al