Spanjolli është në listën e dëshirave të shumë klubeve. Barcelona, sikurse edhe Reali e Manchester City, mes tyre po e ndjek dhe Napoli sigurisht nuk dëshiron të humbasë një lojtar si Fabian Ruiz.
Presidenti Aurelio De Laurentiis, duke parë zhurmën që po krijohet rreth të ardhmes së mesfushorit, ka menduar të bëjë lëvizjen bllokuese për katalanasit dhe klubet e tjera. Napoli ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Fabian Ruiz dhe i është ofruar një marrëveshje e re deri në vitin 2025, një shtesë prej dy vitesh nga kontrata aktuale.
Në të synohet të përfshihet edhe një klauzolë për largimin, që do të kapë shifrën e 180 milionë eurove. Napoli e ka blerë Ruiz verën e vitit 2018 nga Real Betis për shumën e 30 milionë eurove dhe tanimë pas tij janë vënë klubet më të mëdha në Europë.
Sigurisht Napoli nuk do të donte ta humbiste një lojtar si ai dhe me kontratën e re do ta kthente në një dëshirë të parealizueshme për klubet e interesuara. /abcnews.al