Bllokada merr fund sot! Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen, rifillojnë eksportet e grurit

schedule09:20 - 22 Korrik, 2022

schedule 09:20 - 22 Korrik, 2022

Ukraina, Rusia, Turqia dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, do të nënshkruajnë një marrëveshje më vonë gjatë ditës së sotme për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Lexo edhe: Turqia: Është arritur marrëveshja për të hequr bllokadën e grurit dhe ushqimit nga Ukraina

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e presidentit turk , Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se u arrit një marrëveshje e përgjithshme mbi një plan të udhëhequr nga OKB gjatë bisedimeve në Stamboll javën e kaluar dhe se tani do të vihet në zbatim në letër. Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, por ajo do të nënshkruhet në zyrat e Pallatit Dolmabahçe në orën 14:30.

Përpara bisedimeve të javës së kaluar, diplomatët thanë se detajet e planit përfshinin anije ukrainase që drejtonin anijet me grurë brenda dhe jashtë nëpër ujërat e porteve të minuara; Rusia pranon një armëpushim ndërsa dërgesat lëvizin; dhe Turqia – e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, inspekton anijet për të tejkaluar frikën ruse për kontrabandën e armëve.

OKB-ja dhe Turqia kanë punuar për dy muaj për të ndërmjetësuar atë që Guterres e quajti një marrëveshje “paketë”,  për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi dhe për të lehtësuar dërgesat ruse të grurit dhe plehrave.

Ukraina dukej se kishte një notë të kujdesshme lidhur me marrëveshjen të enjten mbrëma. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha për Reuters se mund të nënshkruhet një dokument i cili do të detyrojë palët të mundësojnë funksionimin e sigurt të rrugëve të eksportit në Detin e Zi.

Lexo edhe: Një rrugëdalje për grurin, cilat janë portet që Ukraina po përdor për të rifilluar eksportet

Nikolenko tha se delegacioni ukrainas në bisedime do të mbështeste vetëm vendimet që do të garantonin sigurinë e rajoneve jugore të Ukrainës, pozicionet kyçe të forcave të armatosura të Ukrainës në Detin e Zi dhe eksportet e sigurta të prodhimeve bujqësore ukrainase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!