Bllokada e porteve për shkak të luftës, zyrtarët e OKB-së pritet të vizitojnë Moskën

schedule11:33 - 26 Maj, 2022

schedule 11:33 - 26 Maj, 2022

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare planifikon të vizitojë Moskën në fillim të qershorit për të diskutuar situatën në Ukrainë, tha të mërkurën një zëdhënës i misionit rus në OKB, shkruan CNN.

Martin Griffiths planifikon të vizitojë Moskën për të diskutuar të gjithë spektrin e ndihmës humanitare për Ukrainën, tha zëdhënësi Fyodor Strzhizhovsky. Rikujtojmë se muajin e kaluar, Griffiths vizitoi Moskën për të përshpejtuar përpjekjet për një armëpushim midis vendeve.

Strzhizhovsky tha se Sekretarja e Përgjithshme e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin Rebeca Grynspan do të vizitojë Moskën për të diskutuar mbi eksportin e plehrave ruse.

Në muajt e fundit, çmimi i plehrave është rritur për shkak të problemeve me eksportet nga Rusia. Prodhimi nga Europa ka shënuar gjithashtu për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror, një përbërës kyç në plehrat me bazë azoti.

Yara e Norvegjisë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, ka reduktuar eksportin për shkak të rritjes së çmimeve të gazit natyror, duke ulur sasinë e prodhimit të amoniakut dhe uresë nga fabrikat e tyre në Itali dhe Francë.

Sipas TASS, zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko tha të mërkurën se zgjidhja e problemit të ushqimit “kërkon një qasje gjithëpërfshirëse”, duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve dhe transaksioneve financiare ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!