Bllokada e grurit, delegacioni rus mbërrin në Turqi për negociata mbi zhbllokimin e eksporteve

schedule10:58 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:58 - 13 Korrik, 2022

Delegacioni rus ka mbërritur në Turqi që bisedime rreth eksportit të grurit të Ukrainës. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Agjencia citon burime diplomatike nga delegacioni.

Lexo edhe: Kuleba: Marrëveshja për eksportin e grurit me Rusinë është në fazën përfundimtare

Kujtojmë se të paktën 44 milionë njerëz që mbështeteshin tek Ukraina për t’u ushqyer po përballen tashmë me zinë e bukës dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse lufta merr fund.

Bllokadat e porteve kryesore të Ukrainës në Detin e Zi kanë bërë që të ndalë furnizimi me drithë që më parë ushqente milionë persona. Nga uria rrezikohen tashmë vende nga Libia në Liberi dhe nga Siria në Sudanin e Jugut.

Në këtë front, të paktën, Putini duket se po fiton. Një numër në rritje liderësh, të cilëve u bashkua javët e fundit nga kreu i Bashkimit Afrikan Macky Sall, po i bëjnë presion Perëndimit për të hapur rrugën për një marrëveshje paqeje që shumica e analistëve thonë se do të favorizonte Rusinë, por që do të bënte që do të lejonte rikthimin e furnizimeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!