Blinken: Trupat ruse po shkatërrojnë “infrastrukturën kritike” në Ukrainë

schedule20:36 - 2 Mars, 2022

schedule 20:36 - 2 Mars, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trupat ruse po shkatërrojnë “infrastrukturën kritike” në Ukrainë.

“Këto nuk janë objektiva ushtarake,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Ai shtoi se “qindra, nëse jo mijëra” civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur dhe tani ka më shumë se 174,000 refugjatë që kanë kërkuar siguri në vendet fqinje.

“Miliona ukrainas ende në Ukrainë po strehohen kudo që munden…kjo është e turpshme. Numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur do të rritet në ditët në vijim,” tha zoti Blinken./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!