Blinken: Të shqetësuar se Kina mund të mbështesë Rusinë në luftën kundër Ukrainës

schedule10:18 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:18 - 20 Shkurt, 2023

Sekretari amerikan i shtetit ka shprehur shqetësimin se Kina po konsideron të mbështesë përpjekjet e Rusisë për luftë në Ukrainë me “ndihma vdekjeprurëse”.

Duke folur para gazetarëve, Antony Blinken paralajmëroi se një hap i tillë do të kishte pasoja të mëdha dhe SHBA po monitoron nga afër çdo zhvillim.

“Unë nuk do të parashtroj se cilat do të jenë këto pasoja, por i ndava këto shqetësime drejtpërdrejt me zyrtarin e lartë të jashtëm kinez,” tha ai.

Komentet e tij vijnë mes raporteve se kryediplomati i Kinës ka mbërritur në Moskë për bisedime mbi një plan të mundshëm paqeje për Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!