Blinken takohet me Netanyahun, premton mbështetjen e SHBA për Izraelin

schedule18:10 - 16 Tetor, 2023

schedule 18:10 - 16 Tetor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është kthyer të hënën në Izrael për t’u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matt Miller tha të hënën se Blinken diskutoi angazhimet e tij me partnerët në rajon dhe u informua mbi situatën. Ministri nënvizoi mbështetjen e tij të fortë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit të Hamasit dhe ripohoi vendosmërinë e SHBA-së për t’i ofruar qeverisë izraelite gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur qytetarët e saj.

Në të njëjtën kohë, ai diskutoi me kryeministrin Netanyahu koordinimin e ngushtë të Shteteve të Bashkuara me OKB-në dhe partnerët rajonalë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare për civilët dhe u zotua për lirimin e sigurt dhe të shpejtë të atyre që mbahen peng nga Hamasi.

Sekretari amerikan i shtetit zhvilloi gjithashtu takime me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Galland dhe liderin e opozitës Yair Lapid.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!