Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Blinken takim me Macron në Francë, do të diskutojnë për Ukrainën dhe Gazën

schedule22:39 - 27 Mars, 2024

schedule 22:39 - 27 Mars, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainës gjatë bisedimeve që do të zhvillojë në Paris javën e ardhshme me presidentin francez, Emmanuel Macron, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Franca është në mesin e furnizueseve më të mëdha ushtarake të Ukrainës, shtet që po përballet me sulmet e pareshtura ruse, pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Kërkesa e presidentit amerikan, Joe Biden, për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët.



“Sekretari Blinken do të takohet me presidentin Macron për të diskutuar për mbështetjen për Ukrainën, përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Gazë dhe një numër temash të tjera të rëndësishme”, tha për gazetarët zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

Franca ka kërkuar një armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndërkaq SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit, së fundi lejoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratonte një rezolutë që bënë thirrje për armëpushim gjatë Muajit të Ramazanit.

Kjo do të jetë vizita e parë në pothuajse dy vjet në Francë e Blinkenit. Ndërkaq, Macron për herë të fundit kishte qëndruar në Uashington në dhjetor të vitit 2022.

Pas Parisit, Blinken do të qëndrojë në Bruksel për bisedime me ministrat e Jashtëm të NATO-s para samitit që do të mbahet në korrik në Uashington për 75-vjetorin e aleancës. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!