Blinken: SHBA mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit terrorist të Hamasit

schedule11:47 - 10 Tetor, 2023

schedule 11:47 - 10 Tetor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë me ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen të hënën për të diskutuar mbështetjen për Izraelin pasi ai “mbrohet nga sulmi terrorist i Hamasit”.

Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, shkruan CNN.

Pengjet përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se kishte “të ngjarë” që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.

Blinken foli gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna,  dhe përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane “drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!