Me 6 mars, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken udhëtoi nga SHBA për tu takuar me ministrin e Jashtëm të vendit, Dmytro Kuleba. Dyshja u takuan në kufirin me Poloninë për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën pasi Rusia sulmoi vendin më 24 shkurt, sipas The Guardian.
Spoke with Foreign Minister @DmytroKuleba to follow up on our meetings in Kyiv. I highlighted the latest U.S. steps in supporting Ukraine’s sovereignty and territorial integrity in the face of the Kremlin’s brutal, unprovoked war. #UnitedWithUkraine
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 30, 2022
Kuleba, gjatë takimit i kërkoi Blinken-it të miratojë një raund të ri masash sanksionuese ndaj Rusisë, me qëllim ndalimin e shpejtë të luftës që po zhvillohet mes dy vendeve.
Ndërkohë sipas një njoftimi të zëdhënësit të departamentit të SHBA-së, Ned Price, Blinken e informoi Kuleba-n mbi planet e qeverisë së SHBA-së gjatë vizitës në Lviv këtë javë dhe planet për të vizituar Kievin, përpara se diplomatët amerikanë të rikthehen në SHBA.
Blinken “theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit brutal të Rusisë”, tha Price.
Të dy diskutuan gjithashtu një kërkesë prej 33 miliardë dollarësh nga administrata drejtuar Kongresit, për të ndihmuar Ukrainën nga ana e sigurisë, ekonomike dhe humanitare dhe për ta fuqizuar vendin kundër luftës së pamëshirshme të Kremlinit”.
/abcnews.al