Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blinken në Ukrainë, Rusia nuk ndal sulmet, 16 të vrarë në lindje të vendit

schedule15:13 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:13 - 6 Shtator, 2023

Të paktën 16 persona përfshirë një fëmjë janë vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas Kostyantynivka. Volodymyr Zelenskyy tha se të paktën 28 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Kostiantynivka në Donetsk.

Ai paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. Sulmi ndodhi disa orë pasi sekretari amerikan i shtetit mbërriti në Kiev për një vizitë të papritur.

Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetsk është shumë pranë vijës së frontit.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se një treg, dyqane dhe një farmaci ishin goditur nga raketat ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!