Blinken në Tiranë? Zheji: Do ishte një super certifikim për qeverinë Rama. Minxhozi: Goditje indirekte për Berishën

schedule21:08 - 8 Shkurt, 2024

schedule 21:08 - 8 Shkurt, 2024

Analisti Artur Zheji thotë se SHBA është e interesuar për stabilitetin politik në vendin tonë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se nëse Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinen vjen në Tiranë, kjo do të ishte një super certifikim për qeverinë e kryeministrit Rama.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi theksoi se ardhja e Blinken në Tiranë, do të ishte një goditje indirekte për ish kryeministrin Sali Berisha.

Artur Zheji: Nëse Rama nuk bën një rifresim të qeverisjes në disa segmente, pritet një asamble e rëndësishme këtë fundjavë, nëse aty nuk vihen disa pika mbi i, ne i shohim plasaritjen e allçisë nga jashtë, por nuk e dimë sa e thellë është plasaritja brenda. Kemi indekse që flasin që ka plasaritje tektonike të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Normalisht, edhe toleranca e Ramës  ndaj individëve, duke krijuar feudo pushteti shumë të mëdha, është bërë si një mbret i rrethuar nga feudalë, nga principata nga njerëz me pushtet.

Rama nëse nuk bën këtë gjë, ka shumë rrezik, që duke u ndjerë shumë të fuqishëm në principatat e tyre, këta të vetëndjerit princa mund t’i krijojnë probleme të mëdha. Por amerikanët e kanë dhënë lëvizjen e tyre prej kohësh, stabiliteti i duhet më shumë, sesa sherri i princave brenda sistemit. Kanë dalë teorira që amerikanët duan ta largojnë Ramën, një buton e kanë.

Skënder Minhxozi: Nëse duan ta largojnë Ramën, nuk vijnë ta takojnë në Tiranë. Nëse do duash të largosh një lider ballkanik dhe të vogël, problematik, amerikanët kanë vetëm një recetë, i qëndrojnë larg, ndërpresin kontaktet, nuk e ftojnë. Ky është mesazhi i parë që je jashtë listës sonë. Po ndodh e kundërta

Artur Zheji: Nëse Blinken vjen në Tiranë, është super certifikim për qeverinë Rama. Super certifikues për Ramën.

Skënder Minxhozi: Është një certifikim i drejtpërdrejt për qeverinë. Është edhe një goditje indirekte për Berishën. Kur Blinken zbret në Tiranë, ndjehet edhe më keq.

Artur Zheji: Vizita e Blinken mendoj se lë pa tekst edhe sulmet që i bëhen mazhorancës në lidhje me McGonigal. Është certifikim që mazhoranca e pret si ujin në shkretëtirë.

Skënder Minxhozi: Do të ishte një përgjigje indirekte shumë e fuqishme në raport me një hetim, ndaj të cilit të gjitha institucionet e shtetit amerikan do të ishin shumë sensitive nëse do të ishte i atyre përmasave që pretendohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!