Blinken në OKB: Rusia po përdor urinë si ‘armë’, po bën krime lufte

schedule19:08 - 20 Shtator, 2023

schedule 19:08 - 20 Shtator, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në New York, ku dënoi edhe njëherë luftën ruse në Ukrainë. Blinken tha që Rusia jo vetëm që hoqi dorë nga marrëveshja e grurit por nisi të piketojë dhe minojë të gjithë vend depozitimet e drithërave në Ukrainë.

“Jo vetëm që Putin doli nga kjo marrëveshje por tashmë Rusia po minon vend depozitimet e drithërave. Si rezultat, transporti mund të ulet me 2 milionë metër ton dhe është ekuivalente e 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë. Rusia po e bën këtë. Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Moska.

Rusia po përdor dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën 2231 kundër Iranit. Së fundmi, Rusia në fakt bëri një takim me përfaqësuesin e Koresë së Veriut. U shpreh se kishte mbështetjen e plotë për luftën e agresionit të Rusisë. Bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit do të shkelte një sërë rezolutash të këtij këshilli.

Pra janë vende të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë atë çfarë përfaqëson KS. Putin vazhdon të vërë baste, nëse vazhdon me dhunën, nëse mund të shkaktojë vuajtje tek mjaftueshëm, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukraina do të ndalet së mbrojturi veten.

Por ukrainasit nuk heqin dorë. Ata e kanë parë se çfarë mund të ndodhë po t’i nënshtrohen kontrollit rus. As ne nuk heqim dorë. Qe prej vitit të kaluar, një numër në rritje janë bërë bashkë për një rrugë të ndryshme përpara.”, theksoi Blinken./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!