Blinken mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin

schedule19:38 - 29 Nëntor, 2023

schedule 19:38 - 29 Nëntor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Shkup të mërkurën mbrëma, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Blinkeni do të marrë pjesë në darkën e punës të organizuar në margjinat e samitit të OSBE-së, i cili fillon më 30 nëntor dhe mbaron më 1 dhjetor, shkruan REL.

Sipas burimeve diplomatike, Blinkeni do të largohet nga Maqedonia e Veriut pas darkës, ndërsa shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, do të arrijë në Shkup më vonë gjatë mbrëmjes së sotme.

Blinken tha se i vjen mirë që Malta është zgjedhur si kryesuese e samitit të radhës të OSBE-së më 2024.

“Ju keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, keni arritur të zgjeroni misionin e OSBE-së, pavarësisht pengesave të mëdha. Më vjen mirë që Malta do të marrë stafetën. Ne kemi një partneritet strategjik që është vërtet i fokusuar në punën që bëjmë së bashku si aleatë dhe partnerë, por edhe në punën që bëjmë bashkërisht në nivel dypalësh”, tha Blinken.