Blinken mbërrin në Laos, do të takohet me ministrin e Jashtëm kinez

schedule09:29 - 27 Korrik, 2024

schedule 09:29 - 27 Korrik, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në Laos për takimin e ministrave të jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.

Gjithashtu Blinken do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

Vizita është pjesë e një turneu aziatik që synon forcimin e lidhjeve të SHBA-së me rajonin dhe Blinken do të vizitojë gjithashtu Vietnamin, Japoninë, Filipinet, Singaporin dhe Mongolinë, raporton AP.

“Bisedimet synojnë të thellojnë më tej lidhjet midis SHBA-së dhe ASEAN-it mbi një bazë të paprecedentë,” tha Departamenti i Shtetit pak para se Blinken të mbërrinte në Vientiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!