Blinken gati do të takohet me ministrin e jashtëm rus “me kusht që Putin të mos pushtojë Ukrainën”

schedule16:32 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:32 - 20 Shkurt, 2022

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha për CNN se ai po planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov këtë javë “me kusht që Rusia të mos pushtojë Ukrainën në këtë kohë”.

“Nëse [Rusia] nuk pushton, unë do të jem atje. Shpresoj se ai do të jetë gjithashtu atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të parë nëse mund të çojmë përpara një zgjidhje diplomatike për këtë krizë të krijuar nga Rusia dhe agresioni i saj kundër Ukrainë”, tha Blinken.

Ai vuri në dukje se SHBA “vënë në tryezë një numër idesh që ne mund të ndjekim që do të forconin sigurinë” për Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Evropës.

“Kjo është biseda që unë e mirëpres me ministrin e Jashtëm Lavrov. Kjo varet tërësisht nëse Rusia pushton apo jo,” tha Blinken. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!