Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dënoi ashpër sekuestrimin e dy cisternave greke nga Irani, gjatë një bisede që zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij grek Nikos Dendias .
Nëpërmjet një njoftimi, Departamenti Amerikan i Shtetit për thekson se dënon sekuestrimin e dy anijeve nën flamurin grek nga Garda iraniane.
Provokimi dhe ndërhyrja e vazhdueshme në të drejtat dhe liritë e lundrimit është një kërcënim për sigurinë detare dhe ekonominë globale.
Të dy ministrat ranë dakord gjithashtu që Irani duhet të lirojë menjëherë anijet, ngarkesën dhe ekuipazhet.
Lexo edhe: Irani merr peng 2 cisterna nafte greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt
Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Greqisë, “aleatit tonë kyç në NATO “, tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.
Më herët ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me Anthony Blinken .
Ministri i Jashtëm foli me homologun e tij amerikan përshkallëzimin e provokimit turk në të gjitha nivelet dhe sekuestrimin e dy anijeve greke në Iran.
“Ne biseduam në telefon për zhvillimet e fundit në Gjirin Persik. E informova homologun tim për përshkallëzimin e provokimit turk, si në mënyrë retorike ashtu edhe në terren, si dhe për vizitat e mia në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Dendias në një postim në Twitter.
/abcnews.al/