VLORË – Policia e Vlorës dhe FNSH kanë “blinduar” orët e fundit qytetin bregdetar.
Burime për ABC bëjnë të ditur se janë ngritur disa pika postblloku në hyrje dhe në dalje të qytetit. Kryesisht vëmendja është përqëndruar në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” dhe në brendësi të qytetit.
Përforcimi i masave, vjen në kuadër të aksioneve për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për ata që lëvizin me armë.
Deri më tani nuk ka detaje nëse policia ka ndaluar ndonjë person problematik.
/abcnews.al/