TIRANË- Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin.
Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vite.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, Gjylameti nuk arriti të siguronte mandatin për të hyrë në Kuvend, por theksoi se do vijonte të kontribuojë për Partinë Socialiste./abcnews.al


