Read More…

"/>

Blendi Klosi prezanton Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit

schedule14:40 - 11 Shkurt, 2018

schedule 14:40 - 11 Shkurt, 2018

Ministri Klosi ka prezantuar strategjinë e zhvillimit të turizmit 2018-2020. Për të realizuar pritshmëritë në këtë sektor qeveria do t’i japë prioritet financimeve në agroturizëm.

Strategjia për Zhvillimin e Turizmit 2018-2020 ka nisur të prezantohet përmes një turi takimesh me përfaqësues të bashkive dhe operatorët në vend. I pranishëm në prezantimin e draftstrategjisë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi pritshmeritë nga ky sektor.
Kjo strategji ka të shkruar mënyrën e zhvillimit të turizmit përgjatë 12 muajve të vitit, ku industria turistike pritet të jetë dega kryesore e të ardhurave në ekonomi.
Por në nxitje të zhvillimit të këtij sektori, ministri Klosi u kërkoi bashkive të identifikojnë zonat turistike dhe fermat agroturistike, dhe t’i çojnë për aplikim pranë ministrisë për të marrë mbështetjen financiare që ofrohet nga qeveria.
Ministri Klosi tha se do të investohet për sinjalistikën turistike gjithashtu. Sipas tij, të gjitha këto do të çojnë në një rritje në masën 15-20 përqind të turizmit këtë vit, krahasuar me një vit më parë./abcnews.al