“Blejeni Brojën”, tifozët e Southampton-it ‘urdhër’ klubit

schedule14:05 - 17 Tetor, 2021

schedule 14:05 - 17 Tetor, 2021

Armando Broja luajti ditën e djeshme, ndeshjen e parë si titullarë për skuadrën e Southampthon-it përball Leends United në Premier League.

Sulmuesi shqiptar ka fituar zëmrën e gjitha tifozëve me paraqitjet e tij, si me kombëtaren e shqipërisë ashtu edhe me skuadrën e Southampton, edhe pse gjithmonë e ka nisur ndeshjen si zëvendësues.

Në ndeshjen e parë si titullar Broja arriti të shpërblente edhe besimin e tifozëve duke shënuar golin e parë personal si titullar dhe te vetmin për Southampton në përballjen me Leends.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje tifozët kanë vërshuar me komente drejt sulmuesit 20-vjeçarit, ku një ndër komentet ishte edhe një kërkesë për klubin ku i kërkojnë që të blejnë Brojën dhe jo ta kenë te huazuar.

Komentet e fansave të Southampton:

“Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”.

“Fitore e madhe. i zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”.

“Broja Brilant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”.

“Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Norwich”.

“Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.

“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”.

“Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

/abcnews.al