Blegtorë nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja protestuan mesditën e të hënës në rrethrrotullimin e Savrës.
Nga qytetet e tyre, në autostradën lushnje – fier mbërritën me traktorë.
Ngritën zërin kundër përpunuesve të mëdhenj që sipas tyre kanë rënë dakord me njëri tjetrin për ta grumbulluar qumështin nga blegtorët me cmim të ulët.
Në shenjë zemërimi derdhën qumështin në vendin e protestës.
Nga autoritetet kërkuan më tepër kontrolle ndaj fabrikave te medha që thanë se po veprojnë si një kartel mafioz.
U shprehen se nuk dëshirojnë të emigrojnë, ndaj qeverisë i bënë thirrje për më shumë vëmendje e mbështetje.
Protesta e të hënës zgjati rreth 1 orë por blegtorët thanë se nuk do të tërhiqen deri në zgjidhjen e shqetësimeve të tyre./abcnews.al