Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bjellorusia ndryshon narrativë ndaj Ukrainës/ Neziri: Rusia do jetë e detyruar të ulet në bisedime me Zelenskyn

schedule22:29 - 23 Qershor, 2026

schedule 22:29 - 23 Qershor, 2026

Kolonel Sami Neziri thotë se ndryshimi i retorikës së presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko tregon se Bjellorusia ndihet e pambrojtur përballë kapaciteteve të Ukrainës dhe e kërcënuar nga veprime të mundshme ukrainase. Neziri vlerëson se zhvillimet në terren mund ta detyrojnë Rusinë të ulet në tavolinën e bisedimeve deri në fund të vitit.

Presidenti Lukashenko ka bërë një deklaratë ku, para disa ditësh, ishte gati t’i kërkonte falje Zelenskyt. Ka një ndryshim të retorikës.

Bjellorusia ndihet e pambrojtur ndaj kapaciteteve të Ukrainës. Bjellorusia ka disa sisteme mbështetëse për dronët rusë dhe mund të jenë në objektiv të Ukrainës. Zelensky ka bërë një paralajmërim para disa ditësh që, nëse lëviz në të kundërt, do t’i heqë vetë. Duke u ndjerë i kërcënuar, duke e ditur që Rusia nuk është më në gjendje ta mbrojë, dhe këto gjëra janë në favor të situatës në Ukrainë. Rusia do të jetë e detyruar të ulet në tavolinën e bisedimeve deri në fund të vitit, e detyruar nga situata deri tani.“ 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!