“Biznesmeni ofroi 5 mijë € për t’i çuar Donaldit mesazhin e Borës”, pse nuk pranoi parashutisti

schedule18:57 - 10 Janar, 2022

schedule 18:57 - 10 Janar, 2022

Marrëdhënia Bora-Donald është më e komentuara në mediat rozë. Edhe pse çifti nuk janë më bashkë, fansat vazhdojnë t’i dëshirojnë të jenë afër njëri-tjetrit.

Së fundmi, parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.

Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Borës dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.

Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë meszh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.

Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.

I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”.  Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!