Biznesmeni i njohur qëllohet me snajper në mes të Beogradit

schedule08:55 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 08:55 - 11 Dhjetor, 2019

Biznesmeni i njohur nga Mali i Zi, Miodrag Daka Davidoviç, 62-vjeç është qëlluar mbrëmjen e djeshme përpara Hotel “Croën Plaza” në Beograd. Sipas mediave serbe, ai mbeti i plagosur në krah dhe u transportua në një institucion shëndetësor privat me automjete private.

Autori dyshohet se është serb dhe ka qëlluar me snajper.

Sipas mediave malazeze, Miodrag Daka Davidovic është biznesmen i famshëm në fushën e karburanteve . Po kështu ka investuar në prodhimin e pijeve alkoolike, si dhe në ndërtim./abcnews.al