Biznesit ankohet për vonesat në doganë, Jaka: Radha në skaner shkakton humbjen e trageteve

schedule16:26 - 19 Prill, 2021

schedule 16:26 - 19 Prill, 2021

Nga Erblina Mile

Biznesi shqiptar  është ankuar se po detyrohen të presin në radhë për të realizuar skanerin në doganë. Përtej uljes së ndjeshme të eksporteve për shkak të pandemisë biznesi vendas po penalizohet edhe për shkak  të procedurave që duhet të ndjekë.

Kreu  dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka theksoi se shumë prodhues janë detyruar të kthejnë mallin mbrapsht pasi i është prishur.

“Atë problematikë që sipërmarrja ka në doganën e Durrësit në lidhje me skanimin e radhove të operatorëve duhet të gjendet sa më shpejt një zgjidhje. Roj që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje e tillë” , ka thënë jaka.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli premtoi angazhim për të lehtësuar proçedurat doganore ndërsa  premtoi krijimin e  6 Zonave Doganore te Lira.

“Veprimtaria e administratës doganore shqiptare në fushën e lehtësira doganore konsistonm në krijimin e 6 zonave doganora të lira. Objektivat për 2021 janë shtimi i mundësive për aplikimin anline në e-Albania”, ka thënë ai.

Ulja e eksporteve dhe rritja e importeve ka bërë  që të thellohet  edhe më shumë defiçiti tregtar në vend  për shkak të pandemisë , ndërsa muaji shkurt ka pasur dyfish më shumë importe se eksporte.Në Shkurt 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë ndërsa Importet e mallrave 52 mld lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!