Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kërkuan nga prefekti i qarkut shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Flamur Mamaj.
Por takimi nuk u mbyll sikur përfaqësuesit e biznesit prisnin. Ai tha se prefekti është i pafuqishëm para vendimit të qeverisë. Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj tha se masat anti covid të vendosura nga komiteti i ekspertëve do të vijojnë të zbatohen nga të gjitha bizneset./ Abcnews.al