Biznesi letër qeverisë dhe Bankës: Dobësimi i euros dëmton eksportuesit. Të ndërhyhet

schedule14:21 - 28 Prill, 2023

schedule 14:21 - 28 Prill, 2023

7 shoqata eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit kanë ngritur shqetësimin në lidhje me efektet negative nga zhvlerësimi i fortë  i monedhës europiane. Biznesi i është drejtuar me një letër zyrtare bankës së Shqipërisë dhe ministrisë së financave duke i kërkuar që të analizohet situata dhe të merren masa.

Përfaqësuesi i shoqatës Proeksport thekson se ulja e fitimeve deri më tani llogaritet rreth 10%.

“Prek të gjithë eksportuesit përfshi edhe sektorin e turizmit. Po ta krahasojmë më vitin e kaluar kemi një rënie prej 10% të kursit të këmbimit dhe problematika më e madhe është se nuk dihen arsyet pse po ndodh në këtë moment. Është jashtë cdo parashikimi, perspektive për investim”

Bizneset kërkojnë normalizim të situatës nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave pasi rrezikojnë të bëhen jo-konkurent me vendet e rajonit.

“Më e rëndësishmja e kësaj situate është se duke rrit kostot, ne rrezikjmë të dalim jashtë tregut rajonal dhe kështu biznesi i manifakturave është shumë I mundur të spostohet në vende të tjera.”

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë nuk ndryshon qëndrim në lidhje me ndërhyrjen për stabilizimin e kursit në vend.

“Kjo sigurisht ndikon në ecurinë e lekut. Ndërhyrjet bëhen vetëm në ato raste kur ka crregullime të funksionimit të tregut. Aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë”

Aktualisht një euro po këmehet me rreth 111 lekë duke u vlerësuar si niveli më i ulët i regjistruar së fundmi.

Ndërkohë ministrja e financave në një deklaratë për mediat u shpreh se do të ulen me eksportuesit për të diskutuar në lidhje me efektet e euros së dobët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!