Biznesi i vogël në Vlorë në vështirësi, Breshani: Mbyllja e dytë, katastrofike

schedule14:54 - 16 Qershor, 2020

schedule 14:54 - 16 Qershor, 2020

Ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19  po rritet nga dita në ditë qytetarët i druhen një karantine te dytë, të paralajmëruar edhe nga kryeministri.

Por më të pasigurte ne këtë situatë janë sipërmarrësit e biznesit të vogël për të cilët një mbyllje e dytë do të kishte pasoja të pallogaritshme për ta.

Arben Breshani, drejtues i dhomës së tregtisë në Vlorë, nuk e mohon falimentim te bizneseve.

“Po dëgjojmë që do të ketë një valë të dytë.  Nuk mund ta përballojmë një mbyllje të dytë. Ndikimi do jetë i madh. Katastrofike,” shprehet Breshani.

Por sa biznese u mbyllen në valën e karantinës?

Pandemia do kishte dhe pasoja. Është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarit, 80 biznese të mbyllura. Efekti i pandemisë është i fortë, njerëzit duhet të shpenzojnë gjatë kësaj periudhe. Sa më shumë të shpenzojnë aq më shumë ndihmojnë ekonominë,“shtoi ai.

Shpresa mbetet turizmi , por dhe ai varet nga hapja e kufijve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!