“Biznesi i vogël i pakënaqur nga plani financiar i qeverisë”, Albert Nasto: Kemi propozuar 12 kërkesa, vetëm një e realizuar

schedule13:12 - 20 Mars, 2020

schedule 13:12 - 20 Mars, 2020

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto është shprehur se paketa e kryeministrit nuk plotëson kërkesat e shoqatës së biznesit.

Në një lidhje direkte për ABC News me gazetaren Juli Xhakoxhi është shprehur se në paketën e propozuar nuk ka asnjë detaj në lidhje me shumën që ai ka vënë në dispozicion se kujt do ti jepet.

Jemi të pakënaqyr nga kjo paketë, nuk ka transparencë se pse thuhet se nga 250 milionë dollarë thuhet se 65 milionë dollarë janë biznesin e vogël dhe shtresat në nevojë kush janë këto shtresa. Janë 85 % e biznesit, janë 85 mijë apo 90 mijë biznese që kanë mbyllur bizneset, ne e kemi përfaqësuar këtë nisme dhe kemi bërë thirrje biznesit që dhe ai biznes i vogël që punon si farmacitë dhe furrat e bukës tju shërbejnë sa më mirë qytetarëve. 60 milionë dollarë nuk është një shumë e kënaqshme për ne, ne na duhet të paktën 120 milionë dollarë për një muaj në mënyrë që biznesi të dalë nga kjo gjendje”, është shprehur ai

Ndër të tjera ai ka theksuar se ata si shoqatë i kanë dërguar 12 kërkesa qeverisë ndër të cilat deri më tani vetëm njëra është zbatuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë kërkesash i keni drejtuar ju qeverisë?

Ne i kemi drejtuar qeverisë 12 pika krysore styrjen e llogarive bankare, kryeministri është i vonuar me këtë paketë ai duhet ta paraqiste 4 ditë më parë por nuk po them se është fundit. Janë taksat lokale për tu paguar. Nuk po themi për fitim këtu por çështjen e mbijetesën, që do të thotë se një nga pikat është dëmshpërblimi ministria e financave e di se kush është i regjistruar personat që kanë njjë subjekt privat. Në këto pika na është plotësuar vetëm shtyrja e financave. Dhe 60 milion dollarë që tha kryeministri është i paplotë dhe në mjergull kush janë strukturat që do të marrin. Biznesi do transparencë. Kemi 30 vite që paguajmë çdo detyrim dhe për këtë shteti duhet të paguajë gjithçka.  Po e pyes kryeministrin përmes jush kush është biznesi që merr 100 milione dollarë. Unë flas dhe pak politikisht pasi e ka nisur që në 2014 me burgosjen e biznesit të vogël. Në këtë rast ne jemi dhe do të jemi bashkëpunues me çdo lloj qeverie.

Një pjesë e madhe e biznesit janë mbyllur dhe janë në hall por kemi dhe markete e dyqane që kanë abuzuar me qytetarët keni ndonjë thirrje?

Po ju them se nuk dëmton ekonominë biznesi i vogël dhe i mesëm, rritja e çmimeve nuk ka ardhur nga biznesi i vogël që mund të abuzoje me 10 lekë të vogla por duhet që të merren masa për pikat e shumicës. Në i kemi bërë thirrje që ti shërbejnë qytetarit në çdo gjë ndaj të saktifikojmë nga vetja për të gjithë për ato që do të vijnë të marrin borxh. Nuk i rrit bizensi i vogël, fitimi i tyre është për mbijetesë, qeveria duhet të shikojë firmat e mëdha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!