Biznesi fitimprurës i Gjonit, rrit gjela deti, 15 të punësuar

schedule18:51 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 18:51 - 30 Dhjetor, 2021

Fermeri Bardh Gjoni nga fshati Mabe i Lezhës prej disa vitesh mbarështon gjela deti. Ka marrë një tokë me qira dhe ka ngritur një fermë në të cilën ka punësuar disa bashkëfshatarë. Tregon se has dhe vështirësi.

“Për t’u marrë me gjelin e detit është pak vështirë, por kush përkushtohet ia vlen. Një gjel deti 50 – 60 % shkon shpenzimi. Unë për vete kam tokë me qira, kam dhe të punësuar, jo te misri, mihja. Me këto të ardhura që kam unë, mbaj dhe 15 familje. Ata kanë të ardhura nga gjelat e detit që rris unë,” thotë ai.

Çdo vit në periudhën e festave ai nxjerr në treg më shumë se 1 mijë krerë. Bardh Gjoni këtë fundvit po i shet kilogramin me 100 lekë më shumë një vit më parë për shkak të shtrenjtimit të drithërave me të cilat ushqehen gjelat.

“Vjet ka qenë 600 – 650 sivjet është 7 mijë maksimumi 7500. I pranueshëm është për qytetarët sepse është bio.”

Në një ditë rreth 1 mijë krerë konsumojnë 5 kunjtal misër. Nëse gjatë festave  ka shitje në periudha të tjera të vitit është thotë se është i detyruar ti tregtojë nën kosto pasi nuk mund t’i mbajë më.

“Kur gjelat e detit nuk shiten, bie çmimi, në 4 mijë 4500. I shesim me gjys çmimi.”

Përgjatë dy javëve të fundit të dhjetorit fermeri nga zona e Zadrimës thotë se ju ka shitur tregtarëve deri në 150 gjela deti në ditë. Fermeri që e rrit e shet nga 700-750 lekë kilogramin, kurse tregtarët e shesin deri nga 1.000-1.200 lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!