Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Biznesi fason në vështiresi, PD tregon platformën për të nxjerrë sipërmarrjen nga kriza

schedule15:49 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 15:49 - 20 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit ka shtuar vështirësitë dhe për biznesin. Kryetari i Shoqatës së Fasonistëve Gjergji Gjika, shpreh shqetësimin se sipërmarrjeve ende nuk kanë shkuar për ti evidentuar dëmet.

Ndërkohë, opozita e cila ka nisur një tur dëgjesash me biznesin tregon propozimet për të nxjerrë sipërmarrjen nga problemet.



Nuk reshtin shqetësimet për biznesin fason.  Problemeve të trashëguara si kursi i këmbimit apo kosto e lartë e energjisë elektrike pas tërmetit të 26 nëntorit  i janë shtuar të tjera. Kryetari i Shoqatës së Fasonistëve të Shqipërisë tregon disa prej tyre.

“Të prishen godina nga tërmeti kjo është normale, por të mos lësh punëtorët ti marrësh me makinat e tua, me autobusët e tu…. U tha që ndërmarrjet, bizneset që u është vënë shiriti të klasifikohen punohet apo jo në to. Nëse punohet të vazhdojnë punën, për dëmtimet biznesi e merr përsipër vetë riparimin”, tha Gjika.

Lekundjet e tokes me 26 nentor tregon Gjika kane demtuar rreth 40 biznese dhe 9 mije punonjes ndodhen ne udhekryeq prandaj Kryetari i Shoqates se Fasonisteve te Shqiperise i drejton kete thirrje qeverise.

“Qeveria të realizojë ato që thotë”, tha ai.

Nderkohe Partia Demokratike ka nisur nje tur degjesash me biznesin ne te gjithe vendin. Drejtori i Kabinetit Dorian Teliti deklaron se klima e krijuar po detyron shume sipermarrje te ulin qepenat.

Për të nxjerrë biznesin nga vështirësitë Partia Demokratike sugjeron dhe zgjidhjet.

“Duke filluar që nga heqja e taksës së pronës, abulimi i faturës së energjisë elektrike deri në momentin e riparimit të dëmeve, duke filluar pezullimin e pagesave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, do të paguhen por jo sot. Qeveria mirë është që këto propozime ti përdorë dhe ti marrë parasysh në mënyrë që ti vijë në ndihmë biznesit” tha Teliti.

Keto sugjerime i bashkohen platformës ekonomike që selia blu ka propozuar para fatkeqësisë natyrore që goditi vendin si aplikimi i taksës së sheshtë, ulja e sigurimeve shoqërore, çmimi i energjisë e të tjerë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!