Biznesi amerikan “ankohet” për procedurat doganore

schedule15:45 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:45 - 4 Shkurt, 2021

Nga Erblina Mile

Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri kanë kërkuar zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana.

Presidenti  i Dhomës Amerikane, Enio Jaço në forumin e përvitshëm  me Drejtorinë e Doganave bëri apel që për shkak të kufizimeve nga pandemia të krijohen lehtësi për tregtinë online. Ndërsa u ripërsërit kërkesa për heqjen e çmimeve të referencës.

“Kemi pasur një numër problematikash që kanë në mënyrë të vazhdueshme konstante”, shprehet ai.

Ndërkohë kryetarja e komitetit të taksave në Dhomën amerikane Alketa Uruçi kërkoi që  të rishikohen ligjet pasi disa procedura doganore janë   absurde.

“Ka momente apo orë të tëra që sistemi nuk funksionon. Kanë vonesa me zhdoganimet pasi ka probleme aksesi në sistem”, sqaron ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli deklaroi se sfidë për administratën doganore mbetet lehtësimi i procedurave për biznesin.

“Krijimi i lehtësi për biznesin dhe qytetarët ndërmjet ofrimit të shërbimit në kohë dhe cilësi duke shmangur vonesat e panevojshme. Roli i administratës doganore është shumë i rëndësishëm”, thotë ai.

Dhomës Amerikanet thekson se është e domosdoshme të gjenden  zgjidhje për disa problematika që prej vitesh nuk ndryshojnë dhe vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!